English

I vodhën lekë nga xhepi dikujt në lokal, nisin hetimet për dy veta

Korçë, 16 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë nisur veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal ndaj ty personave, të cilët dyshohet se i kanë vjedhur dikujt para nga xhepi në një lokal. Lajmi konfirmohet nga burime të policisë së Korçës, sipas të cilave të dyshuarit janë Eqber Hysenllari, 49 vjeç, lindur në fshatin Gjenomadh dhe banues në Bulgarec të Korçës, si dhe Liri Hysenllari, 43-vjeçe, edhe kjo banuese në Bulgarec.

Shuma që ata i kanë vjedhur Xhafer Matrakut nga xhepi në një lokal të Korçës, mësohet të jetë gati 50 mijë lekë, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE