English

Ivanoviç: Strategjia për Veriun e Kosovës, e papranueshme

Beograd, 16 shkurt, NOA - Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka deklaruar se strategjia e qeverisë në Prishtinë dhe zyrës civile ndërkombëtare për integrimin e veriut të Kosovës është e papranueshme dhe e pazbatueshme. Gjatë një interviste ai ka pohuar ndër të tjera se pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm të serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës të cilën ata nuk e njohin.

Deklarata të tilla të Ivanoviçit mbërrijnë në një kohë kur Kosova pritet të festojë 2-vjetorin e pavarësisë së saj më 17 shkurt dhe autoritetet ndërkombëtare po përshëndesin me radhë në një përvjetor të tillë, rritjet e bëra nga shteti më i ri i Evropës në një hakr kohor kaq të shkurtër.

n.e/NOA

KOMENTE