Bruksel, 16 shkurt, NOA - Këshilli i Ministrave të Financës të Eurozonës (Eurogroup), gjatë mbledhjes së tij të fundit të organizuar për diskutimin e gjendjes akute të krizës ekonomike në Greqi, ka dalë me përfundimin se do t'i kërkojë këtij shteti masa shtesë pas materializimit të objektivit për uljen e deficitit buxhetor në 4 për qind. "Për Greqinë do të ketë masa shtesë, për të ndihmuar ekonominë e saj të rimëkëmbet pas kolapsit financiar, por më parë duhet materializuar objektivi i uljes së deficitit në masën e 4 përqindëshit brenda këtij viti", deklaroi Jean Claude Juncker, kryetar i Eurogroup lidhur me një fakt të tillë.
Sipas tij, një njohje paraprake me situatën do të kryhet më datë 6 mars.
"Do të shihen gjithashtu edhe ndikimet e krizës greke në ekonomitë e vendeve të zonës Euro", u shpreh Juncker më pas.
Kohët e fundit, Bashkimi Evropian është shprehur shumë i shqetësuar lidhur me ndikimet e mundshme sipas tij të efekteve të krizës greke në Eurozonë.
n.e/NOA