English

Klinton: Deklarata e Iranit për pasurimin e uraniumit, provokuese

Uashington, 16 shkurt, NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka pohuar se deklarata e bërë nga Irani ndaj Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, për pasurimin e uraniumit në shkallë më të lartë, nuk është gjë tjetër veçse një provokim që mbërrin nga ky vend i Lindjes së Mesme.

Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë një konference për shtyp në Rijad të Arabisë Saudite, ku edhe ndodhet për një vizitë zyrtare.

Sipas Klintonit, njoftimi për pasurimin e uraniumit nuk është gjë tjetër, veçse një lëvizje provokuese në kundërshtim të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Qeveria e Iranit e di se kjo rrezikon krijimin e më tepër paqëndrueshmërinë rajonale dhe do të rezultojë me izolim në rritje", tha Hillari Klinton më pas, lidhur me një argument të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE