English

Komuniteti Mysliman marrëveshje për restaurimin e monumenteve

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, kanë nënshkruar sot protokollin e bashkëpunimit për restaurimin e monumenteve kulturore në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Bëhet me dijeni se ky projekt do të financohet nga TIKA, një agjenci shtetërore turke kjo, projekte të cilat do të miratohen nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

Nga kjo marrëveshje do të bëhet e mundur restaurimi i shumë xhamive historike të shpallura si monument kulture në vendin tonë të cilat prej shumë kohësh presin vëmendjen e shtetit dhe të organizmave të tjerë, për të ruajtur kështu këtë trashëgimi kulturore që ka populli dhe vendi ynë.

Ky protokoll është firmosur nga kryetari i KMSH-së Haxhi Selim Muça, ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, drejtori i IMK Valter Shtylla dhe si dhe ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, Hasan S. Asan.

n.e/NOA

KOMENTE