English

Mbi 30 letra të Ledi Dianës dalin në ankand, minimumi 200 paund

Londër, 16 shkurt, NOA - Mbi tridhjetë letra dhe kartolina shkruar nga princesha Diana do të paraqiten nesër në një ankand në Londër. Në to bëhet me dijeni se janë ende të pabotuara detajet mbi jetën private të ish-gruas së princit Çarls të Anglisë, problemet me të teprinë sipas saj të pranisë e gazetarëve si edhe gëzimet e vogla të jetës.

Mediat bëjnë me dijeni sesi shumica e letrave i është drejtuar Janet Filderman, e cila merrej me zbukurimin e saj, si edhe parukierit Davies, por edhe disa miqve të tjerë të zgjedhur, të cilëve u dërgonte letra Krishtlindjesh.

Letra e parë është e datës 1984, ndërsa ajo e fundit e vitit 1990, shtatë vjet para vdekjes së saj në Francë.

Në korrespondencë Diana gjithashtu flet edhe për djalin e saj Uilliam, duke thënë me shaka se "shpreson që ai të mos marrë zakonet e këqija të nënës".

Çmimi fillestar i çdo letre fillon me rreth 200 paund, por për letra më delikate në të cilat bisedime Diana në lidhje me problemet e saj ekspozon shkaqet ndaj publikut, çmimi arrin edhe deri në 1700 paund.

n.e/NOA

KOMENTE