English

Mourinjo kritikon largimin e tij nga Çelsi

Angli, 16 Shkurt NOA - Tekniku i zikaltërve të Interit Jose Mourinjo është shprehur mjaft i indinjuar për largimin e tij nga ekpi anglez i Çelsit. Sipas tij Çelsi nuk po arrin të marrë fitore që pas largimit të Mourinjos.

Ai në një intervistë të dhënë për një revistë futbolliste ka deklaruar se: "Abramoviç bëri gabim që më largoi nga ekipi, pasi në qoftë se ai kërkonte të fitonte duhet ta kishte vazhduar këtë rrugë me mua", - theksoi portugezi duke kritikuar kështu largimin e tij nga ky ekip.

Sipas Mourinjos Çelsi ka vuajtur këto dy sezone dhe nuk është një rastësi që kjo gjë ka ardhur pas largimit të tij.

Mourinjo gjithashtu shtoi se mardhëniet e tij me këtë skuadër, me lojtarët si dhe me drejtuesit e klubit ishin të shkëlqyera dhe në momentin që ato ndërpriten është mjaft e vështirë të gjesh dikë që të zëvëndësojë këtë gjë.

I vetmi trajner i cili ka mundur të fitojë diçka pas largimit të Mourinjos ka qenë vetëm holandezi Guss Hiddink ku kujotjmë fitoren e FA Cup, ndërsa për sa i përket teknikut më të ri të këtij ekipi italianin Karlo Ançeloti duhet thënë që Mourinjo asnjëherë nuk ka patur marrdhënie të shkëlqyera me të dhe si rrejdhojë vijnë dhe këto kritika nga portugezi.

r.b/NOA

KOMENTE