Tiranë, 16 shkurt, NOA/ Nga Milena Selimi- Ndodh shpesh në Shqipëri, që muzika e mirë dhe evenimentet artistike kalojnë tangent. Një gjë e tillë ka të ngjarë që t'i ngjasë edhe një Kuinteti të njohur italian, NEOFONIA ENSEMBLE, që do të sjellë për herë të parë muzikën e Piazzolla në Tiranë më Akademinë e Arteve më 19 shkurt. Lajmi bëhet i njohur nga Shoqata Kulturore "Syri Blu" dhe "Miqtë e Muzikës",
Kuinteti që do të interpretojë përbëhet nga Pietro Bentivenga (accordeon); Arturo Sica (violinë); Gianni Mola (pianofort); Raffaele Ceraudo (vibrafon) dhe Camillo Chianese (kontrabas).
Muzika e Piazzolla, e ashtuquajtura nuevo tango është e njohur për tangon tradicionale dhe në të ndërfuten bukur elementë të xhazit, kemi përdorimin e tij të harmonive të shtrira dhe disonancës, përdorimit të tij të kontrapunktit dhe përcjellja drejt formave të shtrira kompozicionale. Ashtu si edhe e ka vërejtur psikoanalisti i njohur Karlos Kuri, fusioni i tangos së Piazzolla me një shtrirje tepër të njohur të elementëve Western ishte kaq i suksesshëm saqë prodhoi kudo në botë një stil të ri individual për të përcjellë stilin e tij.
Astor Pantaleón Piazzolla lindur më 11 Mars 1921 dhe vdekur më 4 Korrik 1992 ishte një kompozitor argjentinas dhe një interpretues i jashtëzakonshëm në fizarmonikë. Ai mbahet si një nga revolucionarizuesit më të mëdhenj të tangos sepse futi me sukses në të dhe elementë xhazi dhe muzike klasike. Ai ka interpretuar me shumë e shumë banda.