English

Në muajin mars, një konferencë për Ballkanin Perëndimor

Ljubjana, 16 shkurt, NOA - Në muajin mars në Slloveni do të organizohet një konferencë ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe Kosova. Këtë lajm e ka bërë me dijeni Catherine Ashton, komisare evropiane për politikë të jashtme, e cila në këtë mënyrë planifikon të mbështesë synimin e kryeministrit slloven Borut Pahor mbi një konferencë të tillë.Iniciativën për këtë konferencë, kryeministri slloven e kishte shpalosur bashkë me kryeministren kroate Jadranka Kosor, ndërsa ideja është që ky të jetë takimi i parë i përbashkët i të gjithë liderëve politikë të rajonit, pas 18 vjetësh.

Kjo konferencë pritet të organizohet nga Sllovenia, Kroacia, Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian.

Ndërkaq, në këtë konferencë do të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës, të cilët, sipas fjalëve të kryeministrit slloven, "do të përfaqësoheshin në mënyrë të duhur".

Qëllimi i kësaj konference, sipas kryeministrit slloven Pahor, do të ishte gjetja e zgjidhjeve për disa çështje të hapura në rajon, mirëpo ka shtuar se duhet qenë të matur në pritje të rezultateve.

n.e/NOA

KOMENTE