English

OKB dërgon një ekspert ligjor për të hetuar gjakmarrjen

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dërguar në Shqipëri një ekspert ligjor për të hetuar vrasjet e bëra në emër të gjakmarrjes. Bëhet fjalë për Filip Alston, i cili është një profesor i së drejtës në Universitetin e Nju Jorkut, i cili filloi sot takimet me zyrtarët në Shqipëri. Ai ka mbërritur në vendin tonë për të kryer misionit të tij faktmbledhës, i cili do të zgjasë një javë. Gjatë kësaj periudhe kohore, atij do t'i duhet që të analizojë hapat e marra për t'i dhënë fund gjakmarrjes, e cila për fat të keq është ende e pranishme në vendin tonë.

Alston ishte emëruar në vitin 2004 si raporter special i Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

Gjakmarrja është ende një dukuri që shfaqet në shumë familje të vendit, kryesisht në veri të tij, pikërisht aty ku edhe një numër i madh familjesh dhe fëmijësh vazhdojnë të jenë të ngujuar në kulla nga frika e gjakmarrjes.

n.e/NOA

KOMENTE