Tiranë, 16 shkurt, NOA - Partia Socialiste duket se është drejt pranimit të idesë për ngritjen e një komisionit hetimor për zgjedhjet. Por i vetmi kusht i vendosur nga deputeti, Samir Tahiri, ka qenë përcaktimi i objekti të hetimit nga opozita.
"Pavarësia dhe liria e hetimit përtej çdo kufizimi të imponuar nga vullneti i shumicës parlamentare, janë parime kushtetuese të afirmuara pikërisht për t'i garantuar opozitës hetim të plotë e të pakushtëzuar" u shpreh Tahiri.
Ai shtoi se ndalimi i hetimit për kutitë e vetotimit është një shkelje Kushtetuese nga ana e mazhorancës. Sipas tij fshehja mbas ndimit të gjykatave, është një spekulim i Sali Berishës për të mbuluar mungesën e vullnetit për të zgjidhur krizën politike.
"Kufizimi i mjeteve dhe instrumentave hetimore, përzgjedhja e tyre me diktatin e maxhorancës, ndalimi i disave (siç janë kutitë, fletët e votimit, listat dhe materialet zgjedhore) si dhe lejimi i disa të tjerave (dokumentacin për përdorimin e buxhetit, financave publike, përdorimit të aseteve publike, administratës shtetërore, të dënuarve, etj) përbën shkelje të kushtetutës, parimeve të shtetit të së drejtës, ndarjes dhe balancimit të pushteteve, funksionit kontrollues të parlamentit, si dhe cënon në thelb demokracinë parlamentare në vend", deklaroi, Tahiri në një deklaratë për mediat dhënë sot.
xh/NOA