English

Rama: Gati të tërheqim PS nga çdo institucion shtetëror

Tiranë, 16 Shkurt NOA - Ashpërsohet gjuha e kryetarit të Partisë Socialiste për shkak të refuzimit të mazhorancës që të lejojë hapjen e kutive, paralajmërohet bojkotimi në masë i institucioneve shtetërore ku opozita ka të drejtën e përfaqësimit.

Pohimin Rama e bëri sot kur u përmend fakti se PS ka shprehur vendimin për të tërhequr përfaqësuesit në Këshillin Kombëtar të Radio-Televizionit. Rama theksoi se "nuk ka asnjë çudi qe kjo te ndodhe, madje mund te kishte ndodhur kohe me pare, sepse Radio Televizioni Publik Shqiptar është një institucion tanimë i shpërdoruar deri ne shpërfytyrim te plote".

Më poshtë vijon e zbardhur intervista e plotë dhënë sot për Vizion Plus:

Ju keni përfunduar bisedimet me presidentin Topi kësaj radhe ne formatin veçmas me Partinë Demokratike dhe veçmas me Partinë Socialiste. mund te themi qe u arrit diçka?

Ne jemi ne përpjekjen e vazhdueshme per ta arritur diçka dhe diçkaje është gjithçka qe lidhet me hetimin parlamentar i cili nuk mund te kufizohet ne objektin e tij.

Çfarë biseduat sot?

Nuk jam i autorizuar te flas per ate qe bisedojmë ne tryezë.

Po mund te themi deri ku kane shkuar negociatat, a mund te konsiderojmë qe është bere nje hap perpara?

Ka pasur nje prononcim te Kryetarit te Asamblese te Partisë Socialiste dhe bashkepunetorit tim me te afert, i cili është prononcimi yne zyrtar.

Fillimisht kur njoftimi i Presidentit te Republikes doli qe do te kishte një tryezë dhe do te niste me takime veçmas, u be nje tryezë e përbashkët. Jemi përsëri ne takime veçmas. Hap prapa apo thjesht modalitet?

Ky është nje proces, i cili është i udhehequr nga presidenti dhe le ta leme presidentin ta coje përpara këtë proces sipas modaliteteve dhe pikëpamjeve te përcaktuara nga ai.

Te paktën ne aspektin e formës, a mund te themi se si do te arrihet kompromisi, nese do te këtë te tille? Kush do te paraqesë nje draft dhe kujt, pra propozimet?

Është shume e thjeshtë. Partia Socialiste nuk ka nje kërkesë. PS dhe opozita shqiptare, aleatet tane tradicionale dhe aleatet tane te rinj, kerkon nje te drejte. Nje te drejte, e cila nuk mund te mohohet, dhe e cila nuk mund te transformohet ne nje mall per negocim. Është nje e drejte qe buron nga kushtetuta, është nje e drejte qe buron nga ligji. Është nje e drejte, qe buron edhe nga asambleja parlamentare e Këshillit te Evropës bazuar ne faktin se zgjedhjet e 28 qershorit duhet te hetohen, nje komision parlamentar duhet te ngrihet dhe sic është e shkruiar ne kushtetute dhe sic është e interpretuar kushtetuta nga gjykata kushtetuese lidhur me hetimin parlamentar e drejta jone është e qarte si drita e diellit dhe po aq e paprekshme.

A mund te flasim ne kushtet tuaja per nje kërkesë maksimaliste dhe nje minimaliste me hapësirë ne mes apo kutitë jane fjalëkyçi i ketij puzzle politik shqiptar?

Une besoj se te drejtat dhe lirite kushtetuese jane te sanksionuara dhe jane te patransformueshme ne lirite dhe te drejtat qe mund te quhen maksimale apo qe mund te behen minimale. Sic thone nga anet tona te perbashketa: Nje grua është shtatzene apo nuk është shtatzene.

Ne këtë rast?

Dhe ne këtë rast e drejta kushtetuese është e qarte e sanksionuar ne nenin 77 te kushtetutes dhe interpretimi i keasj te drejte nuk i lejohet as partisë socialiste dhe as partisë demokratike, sepse është bere nga gjykata kushtetuese e reopublikes se shqiperise, qe e ka përcaktuar shume qarte se çfarë perfshin nje hetim parlamentar. Dhe ne rast se ju i referoheni interpretimit te gjykatës kushtetuese, gjeni te gjithe motivacionin e hetimit parlamentar qe ne kerkojme.

A mund t'i ridrejtoheni ju si opozite Gjykatës Kushtetuese? Kryeministri Berisha ka thene qe ne fakt çështja e kutive qe zoti Rama kerkon është nje çështje qe nuk e ka me mua. Per pasoje nuk e ka me maxhorancen apo me politiken, por me gjykatat e vendit. . . Nese ju e keni me politiken, cili është argumenti per këtë?

Le ta themi, Kryeministri Berisha është i fundit ne këtë vend qe mund te flase per gjykatat dhe qe mund te pretendoje se kupton drejte kushtetuten dhe ligjet, sepse është shkelesi i perseritur i kushtetutes jo nje here, dy here, tre here, por plot 20 here. Dhe lejomeni te them se gjykata kushtetuese nuk ehste nje kioske, te cilse mund ti drejtohemi sa here te duam, per nje interpretim qe ajo e ka bere njehere dhe ne rast se ka nje interpretim te interpretimit, atehere ka vetëm abuzim me te drejten kushtetuese.

Pse, nuk mund te këtë nje mënyrë tjeter, nje objekt tjetër te nje ankimimi te caktuar, sic ndodh?

Gjykatës Kushtetuese i është adresuar nje kërkesë per te interpretuar nje kërkesë, pikerisht këtë çështje, qe ka te beje me hetimin parlamentar dhe funksionet e nje komisioni hetimor parlamentar dhe gjykata kushtetuese e ka bere interpretimin e saj. Atij interpretimi ne i referohemi dhe kryeministri aktual është i detyruar t'i referohet. Ne rsat se i shmanget asaj reference, thjesht shkel te drejtën tone kushtetuese.

Zoti Rama, nese negociatat dështojnë, cili është skenari juaj?

Ne nuk kemi nje skenar, ne kemi nje rrugë te bere te qarte per te gjithe. Rruga per te vendosur ne vend nje te drejte dhe nje liri qe jane nje e drejte dhe nje liri, e cila nuk mund te leshohet dhe nga e cila nuk mund te hiqet dore pa nje beteje, te pakten. Dhe kjo është nje beteje qe nuk do te ndalet, e prandaj une e perseris qe pala tjeter dhe posacerisht sali Berisha duhet ta zgjidhe per sa kohe e ka ne dore, pasi nuk do ta këtë ne dore pafundësisht.

A do te tërhiqni ju përfaqësuesit nga institucionet, sic keni deklaruar per Këshillin Kombetar te Radio-Televizionit?

Nuk ka asnje çudi qe kjo te ndodhe, madje mund te kishte ndodhur kohe me pare, sepse Radio Televizioni Publik Shqiptar është nje institucion tanime i shperdoruar deri ne shperfytyrim te plote.

Ka zera qe ne rast moszgjdhje të kesaj krize, opozita po mendon moshyrjen e ne zgjedhjet lokale te 2011-es. Sa mundesi ka qe kjo te ndodhe?

Qarkullojnë shume zera keto kohe, sepse ka shume burime te interesuara per te shpërndarë tym dhe per te mjegulluar rrugën tone te drejte, te qarte, te pastër dhe te bere publike.

Cili është versioni juaj, do te këtë nje diskutim per marrjen pjese ne zgjedhjet lokale te 2011? Thuhet qe ky do te jete skenari rezerve i opozites per te kaluar me pas ne bashkimin e dy pale zgjedhjeve, lokale dhe parlamentare. . .

Nga anet tona thuhet nje tjeter fjale: Pa lidhje.

Si e shihni paralejmerimin e maxhorances per djegie mandatësh?

Ky është kërcënimi i atyre qe e kane humbur këtë beteje moralisht dhe qe ju siguroj se nese nuk do te bejme pjese e zgjidhjes, do ta humbin ate ne te gjitha kuptimet.

Nga ana tjeter nje grup i quajtur LMN ka deklaruar se do te hyjme ne parlament. Si e shikoni nje qendrim te dubluar te opozites, te percare, apo pavaresisht nga termi qe gjejme?

Thjesht nuk shikoj ndonje levizje per mendim ndryshe dhe jam fare i qarte, ashtu sic është e qarte e gjithe partia socialiste, se ne këtë beteje kush është me partinë socialiste, është me partinë socialiste dhe kush nuk është me partinë socialiste, nuk është me partinë socialiste.

Kjo do te thote qe nese ata hyjne ne parlament nuk jane me partinë socialiste, pra shkelin vendimin dhe statutin e Partisë Socialiste? Do te merret e njejta mase si ata qe votuan presidentin topi?

Këtë e thoni ju. Ajo qe them une është se nuk ka tre rrugë, ketu ka vetëm 2 rrugë. Rruga e Partisë Socialiste dhe e gjithe opozitës per rivendosjen e demokracisë duke vendosur ne themel te procesit demokratik, zgjedhjet e lira dhe te ndershme, dhe rruga e derisotme e opartisë demokratike dhe e pushtetit aktual per te mos lejuar rivendosjen e demokracisë, duke penguar ne rrugë antikushtetuese transparencën e zgjedhjeve dhe nxjerrjen e te gjitha përgjegjësive dhe njëkohësisht edhe te gjitha detyrat e klases politike per te ardhmen. O është kjo rrugë, o është ajo rrugë, s'ka tjeter.

Po per ata qe zgjedhin nje te trete?

Nuk ka nje rrugë te trete.

Sa do te prisni, qe ti quani negociatat ne most e deshtuara, te pafrytshme, dhe te nisni protestat, sic kerkuan disa nga aleatet tuaj?

Jo gjate.

Sa do te thote: Jo gjate? Dite, muaj, jave?

Pyetje tjeter.

Ka nje datë per protestën e radhes qe Partia Socialiste do te njoftoje per shkak te krizes politike, por jo vetëm sic thoni ju?

Do te këtë shume shpejt nje datë, nese nuk do te këtë shume shpejt nje zgjidhje pa pasur nevoje qe populli te dale ne rrugë.

A mund ta risqaroni zoti Rama ç'koncept keni mbi hapjen e kutive te votimit per sa kohe rezultati nuk mund te rishikohet? Do te kerkoni ju nese kutitë e hapura do te jepnin te drejte nje kompensim per këtë, sic u be ne 2001 me zgjedhjen e presidentit?

Se pari, nuk ka ndonje ngjashmeri midis dy rasteve, sepse ajo qe ndodhi ne 2001 nuk lidhej me grabitjen e votave dhe deformimin e vullnetit te popullit permes shtetit te bere njesh me pushtetin, por lidhej me nje teknologji te bazuar ne ligjin ekzistues, i cili sigurisht linte hapsire per ate spekulim te madh qe u quajt dushk. Nderkohe qe sot behet fjale per diçka krejt tjeter, e megjithate, ne e kemi bere kompromisin tone duke njohur rezultatin dhe duke përcaktuar se kjho është nje beteje jo per interesin e partisë sicialiste, as per te marre pushtetin ne tavoline, por per interesin e gjithe vendit dhe gjithe popullit shqiptar, sepse cdo qytetar i ketij vendi qe nuk jeton ne oborrin e sali berishes dhe nuk ushqehet permes uzurpimit te pushtetit te sotem, është i interesuar qe ketu te këtë zgjedhje te lira dhe te ndershme per kedo, kudo dhe kurdohere. Ne këtë aspekt qendron parimesia dhe moraliteti i kesaj beteje qe ne kemi nisur dhe nuk kemi ndermend ta ndalim pa e bitisur, qe do te thote transparence ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme duke realizuar 2 qellime: Nxjerrjen perpara te pergjegjesise ligjore te te gjithe atyre qe kane futur duart ne procesin zgjedhor dhe kane transformuar vullnetin e popullit ne nje funksion te pushtetit, dhe nga ana tjeter nxjerrjen e te gjitha detyrave per palet qe nepermjet nje reforme rrenjesore te mos lejojne qe gjera te tilla te mos ndodhin me kurre.

Kryeministri ka deklaruar se është i gatshem te firmose cdo ndryshim ne kodin elektoral qe ju do te beni. Sa gati jeni te nderhyni dhe ne c'mase ne ligjin e zgjedhjeve. A mendoni nje korrektim te sistemit proporcional-rajonal?

Zoti Berisha nuk e ka kuptuar akoma ose ben sikur nuk e kupton qe ne nuk po i kerkojme diçka qe i takon atij dhe e duam per vete. Ne po kerkojme te drejten qe na takon ne dhe qe per momentin ai po e mban peng.

Dyshuesit tuaj, kritiket, skeptiket thone qe ju i humbët zgjedhjet per shkak te aleancave jo rezultative le te themi. A keni ndonje plan apo ide per te rikthyer LSI majtas sic ka qene, nese do te këtë zgjedhje, qofte edhe te parakohshme?

E ka marre vesh tere Shqipëria, por tani po e merr vesh tere bota se zgjedhjet ne Shqipëri nuk jane shprehje e paster e vullnetit te popullit dhe thjesht ne nuk i kemi humbur zgjedhjet, ne i kemi fituar zgjedhjet, por nuk jemi zgjedhur per shkak te deformimit, por edhe per shkak te gjitha atij procesi qe duam ta bëjmë transparent. Te kutitë qëndron fitorja jone. Jashte kutive te mbyllura qendrojne te gjithë dyshuesit kritiket dhe spekulantet qe me deshire te mire apo ligesisht rreken ta gjejne problemin aty ku nuk është. Partia Socialiste i ka fituar zgjedhjet.

Shtypi është i mbushur me deklarata politikanesh, analistesh, komentatoresh qe thone se këtë beteje juve e keni personale me nje qellim te karrierës suaj politike etj., qe ne fakt është nje beteje e rrezikshme, sepse nese do te ishte keshtu do t'ju kthehej dikur kur te ktheheshin rolet ne këtë vend. Cilat janë argumentet tuaja, qe do te thote qe do te hapnit kutitë edhe po te kishit fituar, pra kur do te ishit ne qeveri? Cilat jane argumentet tuaja qe kjo është beteje parimore dhe jo personale e zotit Rama?

Se pari njehere, une jam shume krenar qe e udhëheq këtë beteje ku përputhen qartësisht, qofte vizioni dhe idete e mia per mënyrën sesi do te zhvillohet demokracia ne këtë vend, dhe qofte bindja dhe vullneti i te gjithe atyre qe jane pjese e kesaj beteje, se pa prere këtë nyje gordiane nuk mund te këtë demokraci ne këtë vend. Dhe kjo përputhshmëri e ben betejen nje beteje qe sado qe te spekulohet e abuzohet mbi te per gjithfarë arsyesh, e perseris qe nga deshira e mire, por nga keqkuptimi i thelbit, deri tek ligësia qe buron per arsyet e arsyes dhe mosarsyes nuk ka absolutisht asnje mundesi qe te erresohet. Sepse është e qarte si drita e diellit qe ne kërkojmë te vendosim nje standard njehere e mire. Qe shqiperia mos te këtë zgjedhje me te mira se ato ishin, por jo aq te mira sa ato qe duhen, pra mos te jete nje i sëmurë qe i thuhet se sot je pak me mire, por prape do te vazhdosh te rrishe i shtrire, sepse nuk je aqë mire sa te ecesh me kembet e tua, por te jete një vend ku te pakten te votohet si ne rajonin tone e pse jo si ne te gjithë Evropën.

FUND

KOMENTE