St.Gallen, 16 shkurt, NOA - Me plot 19 minuta e 21 sekonda nën ujë, një zviceran me emrin , ka arritur që të thyejë rekordin botërorë në mbajtjen e frymës. Lajmi i bërë me dije nga mediat vendase pohon sesi testi i tij është kryer në një pishinë në St. Gallen të Zvicrës.
Rekordin botërore në mbajtjen e frymës poshtë ujit deri tani e ka mbajtur italiani Nicola Pugitano, me 16 minuta e 2 sekonda.
Sipas Colat, 12 minutat e parë ai e pati shumë lehtë, ndërsa të tjerat pas tyre kanë qenë mjaft të mundimshme.
Ndërkaq, sipas rregullores që parashikon Libri i Rekordeve Guinness, Colat është lejuar që para se të zhytej në ujë, të thithë oksigjen të pastër për dhjetë minuta.
Duke qëndruar pa marrë frymë 19 minuta e 21 sekonda, Colat ka thyer rekordin botëror,
n.e/NOA