English

Ricky Martin në luftë kundër tregut të organeve

San Huan, 16 shkurt, NOA - Porto Riko-s i duhet që të punojë më shumë në lidhje me ndalimin e tregut të organeve në këtë vend, ka njoftuar këngëtari i njohur me origjinë portorikane Ricky Martin.

Martin e bëri të njohur këtë qëndrim gjatë vizitës së tij në vendin e lindjes, ku ai bëri të njohur dhe lindjen e Fondacionit jo-fitimprurës Ricky Martin, i cili do luftojë për të drejtat e fëmijëve në botë.

Me këtë rast, në një raport me plot 91 faqe, ai dhe fondacioni i tij arrin në përfundimin se turizmi seksual dhe trafikimi është një problem serioz në Porto Riko dhe se ishulli shpesh është përdorur si një pikë tranziti për trafikimin e grave dhe fëmijëve.

"Kjo ndodh realisht në ishullin tonë. Nuk mundemi t'ua kthejmë shpinën viktimave", tha fituesi i kaq shumë çmimeve Grammy Award pas prezantimit të studimit të tij në Universitetin e Puerto Rico në San Huan

m.s/NOA

KOMENTE