Romë, 16 Shkurt NOA - Vijnë lajme jo të mira për sa i përket ekipit të Romës pasi kapiteni i tyre, Françesko Toti do të mungojë në sfidën e "Europa League" ku ekipi i tij do të ketë një transfertë me grekët e Panathinaikos. Kapiteni me sa duket po vuan pasojat e një gripi dhe trajneri i tij, Claudio Ranieri ka vendosur që ai të mos bëjë pjesë në lojtarët të cilët janë thirrur për këtë ndeshje.
Tekniku kryeqytetas ka vendosur që të zëvëndësojë Totin me sulmuesin tjetër Vuçiniç, pasi dhe Luca Toni i cili ka ardhur këtë merkato tek Roma po vuan një dëmtim që do ta mbajë larg fushave të lojës për një kohë të gjatë.
Një rikthim i rëndësishëm për këtë ekipi është ai i Filip Mexes i cili me sa duket e ka kaluar plotësisht gripin nga i cili po vuante dhe do të jetë nën urdhrat e Ranierit për sfidën e "Europa League".
r.b/NOA