Riad - Arabi Saudite, 16 Shkurt NOA - Disa femra aktiviste në Arabinë Saudite kanë lëshuar nëpërmjet Facebookut një fushatë e cila ka si qëllim një bojkot prej dy javësh për gratë të cilat punojnë si shitëse në dyqanet e veshjeve intime për femra.
Sipas BBC kryetarja e kësaj proteste është Rim Asaad e cila me sa duket është një femër që punon si ekonomiste ka vendosur nëpërmjet Facebook që të gjithë femrat të mos punojnë për dy javë në dyqanet e tyre të veshjeve intime.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos shkojnë në dyqanet në të cilat shiten këto lloj veshjesh dhe punojnë djem, pasi siç tha, po kërkon të mbrojë të drejtat e grave.
r.b/NOA