Tiranë, 16 shkurt, NOA - Pas takimit me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha rikonfirmoi dhe një herë qëndrimin e mazhorancës për dialog me opozitën.
Vetëm pak orë pasi nga zyra e kreu të shtetit u larguar kryetari i PS-së, Edi Rama, ka qenë kryeministri Berisha ai që ka diskutuar për gjetjen e mundësive të hyrjes së PS-së në Kuvend dhe të zgjidhjes së situatës politike me Presidentin Topi.
Berisha u shpreh për mediat se takimi me kreun e shtetit ka qenë i konfirmimi dhe një herë i dialogut në aspektin politik mes palëve. "Mbetemi të hapur për shqyrtimin e të gjitha problemeve të lidhura me procesin zgjedhor të cilat kualifikohen si probleme bilaterale", u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër ai ka theksuar se kreu i shtetit është në kërkim të zgjidhjes më të mirë të mundshme për të dy palët. Por, Berisha ka theksuar se konvergjenca mes palëve është vetëm në aspektin politike, duke nënkuptuar dhe një herë se nuk do të pranoj kompromis për çështje që kanë të bëjnë me gjykatat.
"Presidenti po vazhdon të eksplorojë të gjitha mundësitë e konvertimeve midis palëve. Unë i kam shprehur, keni një deklaratë timen që afirmoj vullnetin tim për dialog, jo vetëm dialog por dhe gatishmëri për një zgjidhje me frymë konstruktive të gjitha problemeve bilaterale", u shpreh Berisha.
xh/NOA