English

Takimi me Topin, Ruçi: Hetimit të zgjedhjeve nuk i vihet kufizim për kutitë

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Kryetari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi u shpreh pas takimit me Presidentin Topi dhe kryesocialistin Rama, se PS-ja nuk mund të tërhiqet nga hapja e kutive.

Ai ka argumentuar se hapja e kutive dhe transparenca e plotë e zgjedhjeve është një detyrim që është përcaktuar dhe nga Asambleja e Këshillit të Europës në rezolutën për Shqipërinë.

"Siç është bërë e dituar zoti Rama i shoqëruar nga unë ishte në një bised me zotin Topi. Në këtë takim zoti Rama i paraqiti dhe një herë presidentit se PS-ja është e vendosur për të zbatuar rezolutën e KE, veçanërisht pikën shtatë, e cila kërkon tre gjera, komisioni hetimor në përputhje me Kushtetutën dhe e dyta kthimin e PS-së në Kuvend" , u shpreh Ruçi.

Kreu i Asamblesë së PS, Ruçi komentoi se Partia Socialiste nuk mund të bëjë hapa mbrapa në lidhje me objektin e hetimit.

Ai ka kërkuar që objekti i hetimit të përfshije edhe hapjen e kutive. Në këtë mënyrë Ruçi i është përgjigjur dhe deklaratave të bëra një ditë më parë nga Kryeministrit Berisha.

Ka qenë një takim konsultativ mes Topi dhe Ramës. Rama ka shtruar dhe një herë pretendimet e PS-së. "Pretendimet e PS-së në tavolinën e presidentit janë pretendime që janë ngritur dhe në rezolutën e KE-së".

Nga ana tjetër Ruçi ka theksuar se nga ana e Presidentit, Bamir Topi nuk ka pasur asnjë propozim konkret në lidhje me gjetjen e zgjidhjes, por vetëm konsultime. Ndërsa ka shtuar se modalitetet e komisionit hetimor nga vendosen nga, mazhoranca por Kushtetuta.

xh/NOA

KOMENTE