Athinë, 17 shkurt, NOA - Një shqiptar i vrarë dhe dy ushtarë grekë dhe dy policë grekë të plagosur ka qenë bilanci negativ i një aksioni të policisë greke në departamentin Virona të Athinës për arrestimin e dy keqbërësve. Lajmi është konfirmuar nga policia greke, sipas të cilës viktima, ka qenë një emigrant shqiptar 25 -vjeçar, baba i një fëmije që punonte si hidraulik në pallatin përbri. Bëhet me dijeni se ai u plagos për vdekje nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe dy keqbërësve që hodhën edhe 5 granata.
"Për fat të keq gjatë shkëmbimit të zjarrit me keqbërësit humbi jetën një bashkëqytetari ynë", deklaroi zëdhënësi i policisë greke, e cila ndërkohë e vlerësoi operacionin si "të suksesshëm përderisa u arrestuan dy keqbërësit".
I pari ra në duart e policisë i plagosur kurse i dyti u arrestua pak më vonë i ndjekur nga forcat e rendit.
Bëhet me dijeni ndër të tjera se dy keqbërësit e arrestuar janë të burgosur shqiptarë, që vuanin dënimin për vjedhje bankash në burgun e Larisës nga ishin larguar me leje muaj më parë.
n.e/NOA