Tiranë, 17 shkurt, NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot një tjetër vendim për kalimin në pronësi të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale. Kryeministri Berisha nga ana e tij, gjatë mbledhjes së qeverisë lidhur me një fakt të tillë, tha se procesi i legalizimit po vazhdon dhe duhet të përfundojë gjatë këtij viti.
Për këtë, ai i i kërkoi ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit që procesi i legalizimit të të gjitha objekteve mbi të cilat janë fotografuar dhe ekziston harta dixhitale e datës së caktuar të përfundojnë brenda vitit.
n.e/NOA