Londër, 17 shkurt, NOA - Këngëtarja Lady Gaga ka qenë triumfuese në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Brit Awards", duke përfituar tre të tilla për albumin më të mirë ndërkombëtar ("The Fame"), si artistja ndërkombëtare më e mirë dhe zbulimi më i mirë ndërkombëtar. Në këtë mënyrë, Lady Gaga kthehet si këngëtarja më e suksesshme e kohëve të fundit.
Ndërkaq, lista e plotë e fituesve në "Brit Awards 2010" paraqet si artistin më të mirë ndërkombëtar, Jay-Z; artistin më të mirë britanik, Dizzee Rascal; artistja më e mirë britanike, Lily Allen; zbulimi më i mirë britanik, JLS; grupi më i mirë britanik, Kasabian; albumi më i mirë britanik, "Lungs"- Florence & the Machine"; kënga më e mirë britanike "Beat Again" JLS; performanca më e mirë në 30 vitet e fundit në Brit Aëards, Spice Girls; "Wannabe"/"Who Do You Think You Are", 1997 dhe producenti më i mirë britanik, Paul Epuorth.
Ndërsa për kontribut të jashtëzakonshëm në muzikë u zgjodh me çmim Robbie Uilliams.
n.e/NOA