Tiranë, 17 shkurt, NOA - Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, njëri nga Italia dhe tjetri nga Greqia, është mundësuar të ekstradohen nga autoritetet e Interpolit drejt Shqipërisë.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilave, ekstradimi i parë është kryer në orën 11:30, nga Roma për 42-vjeçarin Tonin Vata, i lindur në Pukë.
Ky person mësohet se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga gjykata me 14 vjet burg për kryerjen e veprës penale te "Vrasjes" dhe "Armëmbajtjes pa leje", parashikuar nga nenet 76, 278/2 dhe 55 të Kodit Penal.
Kjo pasi në datën 02.09.1998, Vata gjatë një vizite ngushëllimi te një i afërmi i tij, për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme ka qëlluar me armë zjarri Zef Balën, duke i shkaktuar atij vdekjen dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë është bërë për 50-vjeçarin Riza Pleparaku, nga Berati.
Kjo pasi gjykata e ka dënuar atë 16 vjet më parë 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të vrasjes për motive të dobëta duke i shkaktuar "mundime të veçanta" viktimës, parashikuar nga neni 84/a e ç i Kodit Penal.
Ky person për motive të dobëta ka vrarë me mjete të forta Ali Hysën, duke i shkaktuar plagë e dhimbje të shumta dhe pasi e ka vrarë, është munduar t'i fshehë trupin.
n.e/NOA