English

Grabitet çanta me 4.5 milionë euro

Paris, 17 Shkurt NOA - Ka qenë vajza e kryetarit të bashkisë së Kievit në Ukrainë, Kristina Tchernovetskaia, të cilës i kanë marrë çantën e saj në kryeqytetin e Francës në Paris.

Në brendësi të saj ndodheshin bizhuteri të shumta e sende me vlerë të cilat arrinin një shumë prej 4.5 milionë eurosh.

Sipas mediave vendase kjo vjedhje ka ndodhur gjatë udhëtimit që vajza po bënte me shoferin e saj në rrugën e cila lidh Parisin me aeroportin e Roissy.

Kjo gjë ndodhi në periferi, në veri të Parisit, ose më saktësisht në Saint Denis dhe hajduti i cili kreu këtë vjedhje mundi të largohej duke humbur gjurmët e tij në trafikun rrugor në autostradën në të cilën ndodheshin.

r.b/NOA

KOMENTE