English

Kapen në flagrancë dy kosovarë me dokumenta false në port

Durrës, 17 shkurt, NOA - Policia e Durrësit ka mundur të ndalojë dy kosovarë, ndërsa tentonin të kalonin në kufi përmes portit drejt Italisë përmes dokumentave të rreme, një të afërm të tyre. Lajmi u konfirmua prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, duke saktësuar se të ndaluarit janë dy vëllezërit Nezir Bislimi dhe Ismet Bislimi, lindur e banues në Shtimë të Kosovës.

Arrestimi i tyre është bërë pasi ata ishin duke ndihmuar që të kalonte kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali përmes tragetit "Riviera Adriatica"m djalin e motrës së tyre 15-vjeçar me inicialet V.Sh, lindur e banues në Ferizaj të Kosovës, të cilit i kishin vënë në disposicion një pasaportë të UNMIK-ut dhe një leje qëndrimi zvicerane.

Nga ana e policisë, u kryen veprimet e nevojshme procedurale dhe u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumentave në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE
  • i trenti22:38 - 18 Shkurt 2011
    shum mir keni ba o trima duhet mju nimu njerzve sa tmuni