Miano, 17 Shkurt NOA - Vijnë lajme pozitive nga infermieria për sa i përket ekipit të Interit. Me sa duket është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të grupit lojtari serb i zikaltërve Dejan Stankoviç i cili i ka munguar ekipit për një kohë të gjatë pasi vuante nga një dëmtim dhe rikthimi i tij në fushat e lojës pritet të jetë shumë i shpejtë.
Krahas Stankoviç janë dhe Chivu e Materazzi të cilët po vuajnë një dëmtim dhe realizuan një stërvitje të veçuar e cila kishte si synim rikuperimin e lojtarëve ndërsa për sa i përket Balotelit dhe Santonit ata bënë një punë individuale e cila u rekomandua nga vetë stafi drejtues i ekipit. Në këtë seancë stërvitore, Mourinjo konsistoi më shumë në vendojet tekniko - taktike duke e ptaur atë si program bazë.
r.b/NOA