English

Mbërrijnë shërbime risi në shit-blerjen e shtëpive (Video)

VËZHGIM/ Një udhëtim në tregun e pasurive të patundshme, vëzhgim i gjerë mbi nevojat e qytetarëve dhe minisondazh me disa prej të interesuarve për të pasur më në fund një shtëpi. Fokusim në një prej kompanive lider në tregun e ndërtimeve në vend

Tiranë, 17 Shkurt 2010 NOA/Eglantina Nasi - Gjëja që i mundon më shumë njerëzit është që të kenë një shtëpi dhe shumë prej nesh e ëndërrojnë ta kenë.

Të tjerë, i kanë mundësitë, por nuk është aspak e lehtë të zgjedhësh. Për më tepër, cilësia shpesh ka zhgënjyer qytetarët që kanë shpenzuar kursimet e jetës së tyre për strehën e shumëpritur. Ndërsa një numër edhe më i madh, as që mundet të blejë një shtëpi, pasi paratë që duhen për të, zor se mund t'i paguajë njëherësh.

Pikërisht duke u nisur nga këto arsye që renditen nga sondazhet e bëra me një numër qytetarësh në Tiranë dhe rrethe, kompania e ndërtimeve Edilal, ka vendosur të lançojë një varg shërbimesh të reja.

Nën moton "ne krijojmë standarde, të tjerët na ndjekin", Edilal ka vendosur të ofrojë për qytetarët shqiptarë, mundësi deri sot thjesht të ëndërruara nga ata që duan të kenë një shtëpi.

"Kompania dëshiron të zgjojë kështu dëshirën e të gjithë shqiptarëve për të njohur çdo gjë të re mbi tregun e ndërtimit si dhe për të bërë më të lehtë procesin e blerjes së pronës tuaj", - thekson Zhaklina Rira, Drejtore e Marketingut dhe Shitjeve në kompaninë Edilal, ndër të parat që operon në tregun shqiptar të ndërtimit që nga viti 1994.

***

Mjafton të kesh hequr mënjanë një sasi të vogël parash, jo më shumë se 30 për qind e asaj që të duhet për të pasur një shtëpi, dhe menjëherë mund të kesh çelësat në dorën tënde.

Rira sqaron për agjencinë kombëtare të lajmeve NOA, disa nga risitë që vijnë nga kjo kompani dhe përpjekjet për forcimin e shërbimit ndaj klientit.

Ajo ndalet në faqen e re online të Edilal, e cila për herë të parë në Shqipëri, ofron gjetjen e shtëpisë online, me një klik, duke pasur jo thjesht një foto apo maket të banesës, por informacion të plotë, duke nisur nga projekti, planimetria, vendndodhja, pamjet e godinës dhe apartamentit të synuar, mënyrat e arredimit dhe shumë të tjera.

Por shërbimet risi nga Edilal përfshijnë dhe bizneset. Shumë kompani që kërkojnë të kenë një pronë, një zyrë, një truall apo një godinë shërbimesh ose tregtare, shpesh gjenden përballë pamundësisë për të pasur atë që realisht kanë nevojë.

Sondazhi i NOA tregon se sekserët e pafundmë që gjenden rëndom në Tiranë dhe rrethe, shpesh të maskuar në shërbime imobiliare dhe mini-zyra që kanë mbushur Tiranën dhe qytete të tjera, duke shfrytëzuar sa më shumë komisione nga të dy palët në shit-blerje objektesh, janë bërë një stres më vete për shumë qytetarë dhe biznesmenë, referuar sondazhit të realizuar.

Nga ana tjetër, biznese të tjera kërkojnë të zgjerohen për shkak se aktiviteti i tyre ka marrë përmasa të tjera, ndërkohë që ka dhe biznese që duan ambiente më komode dhe më të përshtatshme për imazhin e kompanive të tyre.

Pikërisht këtu futet në "lojë" Edilal. "Me faqen e re online, kompania bën lehtësisht të aksesueshëm përzgjedhjen e produktit që kërkohet nga klienti, duke e afruar shumë me të dhe duke i ofruar detaje të cilat ndoshta shmangin dhe ecejaket e shumta, sidomos për ata njerëz të cilët nuk ndodhen në qytetin e synuar për të blerë një objekt apo truall", - evidenton Rira.

Në të vërtetë, sondazhi i NOA me një numër qytetarësh, ka treguar se ky është një problem më vete. Nëse mundësia jote është të kesh një apartament plazhi në Durrës apo në jug, rrugëtimi bëhet shpesh i lodhshëm për arsye nga më burokratiket. Aq më tepër për emigrantët jashtë vendit që sondazhi ka treguar se mbi 80 për qind e tyre, synimin parësor të punës dhe mbledhjes së të ardhurave, është për blerjen e një shtëpie.

Duke qenë më konkrete me objektet që ofrohen, Rira pasqyron ato më të mirat aktualisht, si kompleksi gjigant Kristal 2, ai "Gjelbërimi" , "Syri i liqenit".

etj. "Ajo që dominon në këto qendra tregtare dhe rezidenciale, është kujdesi i veçantë për elementë që në më të shumtën e ndërtimeve të dy dekadave të fundit janë anashkaluar, si gjelbërimi dhe hapësirat e posaçme kushtuar apartamenteve dhe objekteve tregtare, këndet e lojërave, parkimet e mjaftueshme etj.

Për më tepër, ajo që i intereson më shumë qytetarëve, është çmimi, i cili në rastin e kompanisë Edilal, është provuar se ndjell vërtet dëshirën për të qenë klient i saj.

"Ne herë pas here, u sjellim qytetarëve oferta festive ose periodike, të cilat duhet thënë se japin efekt të dukshëm për shkak se rrisin shanset e të interesuarve për të pasur shtëpinë e tyre", - pohon Rira.

Në këtë kuadër ajo kujton ofertën e para pak ditëve për Shën Valentin e cila u dhuroi 5 për qind ulje qytetarëve që prenotuan një banesë apo një ambient tregtar. Një tjetër ulje e këndshme ishte dhe ajo e festave të fundvitit, por Rira premton se të tjera oferta do të vijnë gjatë gjithë vitit, madje më e reja, është edhe më e arritshme: "Duke u regjistruar online në faqen tonë të re të internetit, klientët kanë mundësi të përfitojnë menjëherë 4 për qind ulje për çdo produkt që ata zgjedhin".

Për të pasur më shumë informacion mbi risitë e Edilal, ju mund të klikoni në spotin publicitar që gjendet në krye të faqes së NOA.

e.n/e.k/NOA

Video: {youtube}EnOuaTdnl0k{/youtube}

KOMENTE