English

Mjaft parcela ndërtimore u kalojnë poseduesve të objekteve informale

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Qeveria ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale. Ai e parashikon këtë sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, konkretisht në qarkun Tiranë, 2 307 parcela ndërtimore me sipërfaqe të përgjithshme trualli 709 462, 32 m²; në qarkun Durrës, 494 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 183 693, 96 m²; në qarkun Shkodër, 80 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 14 604, 92 m²; në qarkun Lezhë, 120 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 39 977,50 m².

Më tej, në qarkun Berat, 1 parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 19, 89 m²; në qarkun Fier, 107 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 22 405, 27 m²; në qarkun Dibër, 33 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 9 726, 58 m²; në qarkun Elbasan, 204 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 34 745, 70 m²; në qarkun Gjirokastër, 28 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 304 m² dhe në qarkun Vlorë, 320 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 113 823, 04 m².

Qeveria më tej ngarkoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.

n.e/NOA

KOMENTE