English

"Mjaft", protestë para kryeministrisë për batutën e Berluskonit

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Aktivistë të lëvizjes "Mjaft", organizuan sot një mini proteste para kryeministrisë, ku kërkuan t'i dorëzonin Kryeministrit Sali Berisha një dhuratë për homologun, Silvio Berluskoni. Protesta ishte reagim për batutën e Berluskonit për "vajza të bukura" shqiptare.

"Ne nuk kemi vajza të bukura për t'i dhënë Z. Berluskoni, ndaj i kërkojmë Kryeministrit tonë që bashkë me homologun e tij italian të ndajnë bashkë këtë dhuratë domethënëse, e cila i shkon më së miri për shtat shijeve të kryeministrit fqinj", tha Aldo Merkoçi

Drejtuesit e lëvizjes mbanin një baner ku shkurhej: Dhuratë për "forcimin" e marrëdhënieve Sali-Silvio, duke ekspozuar para tij një kukull që fryhet (blow doll), nga ato disponueshme në sex-shops.

xh/NOA

KOMENTE