Tiranë, 17 shkurt, NOA - Ambasadori i Spanjës, i cili është njëkohësisht dhe vendi që mban Presidencën e Bashkimit Europian, Manuel Montobio u shpreh sot se opozita duhet të kthehet në Kuvend.
Në takimin e zhvilluar mes ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan, Montobio ka theksuar se 6 marsi është afati i fundit në të cilin palët duhet të zgjedhin krizën politike në vend dhe se "kriza po rrezikon integritetin e Shqipërisë".
Qëndrimi i ambasadorit të Spanjës, vjen një ditë pas konsultimeve me Presidentin Topi, dhe pas takimeve që ky i fundit zhvilloi me kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe kryeministrin Berisha.
Takimi i ambasadorëve më të rëndësishëm të Bashkimit Europia ka pasur si qëllim diskutimin për situatën politike. Në prononcimet e dhënë për mediat, Lohan dhe Montobio kanë theksuar nevojën e zgjidhjes së krizës politike me dialog. Nga ana tjetër ambasadori i Spanjës, ka vendosur dhe afatin për gjetjen e konsensusit, 6 mars. Kohë kur skadojnë dhe afatet e deputetëve të PS-së për të marrë mandatin.
xh/NOA