Tiranë, 17 shkurt, NOA - Kërcënimet e Edi Ramës për protesta, u ngjajnë atyre të vitit 1997. Kështu është shprehur në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli. "Edvin Kristaq Rama ka zgjedhur pikërisht kohën e dialogut dhe të tryezës për të kërcënuar qeverinë dhe vendin me protesta dhe madje me skenare famëzeza të vitit ‘97", tha ajo. Duke shtuar më pas se "Edvin Kristaq Rama dhe pinjollët e Bllokut zgjodhën për shpalljen e platformës së rrebelimit komunist të vitit ‘97 ndrikullën e organizatës terroriste "Hakmarrja për Drejtësi" për të cilën u publikuan para 2 javësh dokumenta që provojnë antarsinë familjare të saj në këtë organizatë".
"Duke denoncuar këtë qëndrim të zotit Rama dhe pinjollëve të bllokut Partia Demokratike rikonfirmon edhe një herë garancinë se do të jenë ata dhe lidhjet e tyre kriminale që do të përballen me vendosmërinë dhe forcën e ligjit për çdo dhunim të tij", përfundon deklarata e Partisë Demokratike.
n.e/NOA