Uashington, 17 shkurt, NOA - Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, duket se ka arritur të mbajë një prej premtimeve kryesore të fushatës së tij Elektorale. Në raportin e "American Recovery and Reinvestment Act" që Joe Biden i ka dorëzuar presidentit Obama, thuhet se plani për stimulimin e ekonomisë që u ndërmor nga administrata, jo vetëm ka pasur efekte pozitive mbi PBB-në, por ka ngadalësuar edhe fenomenin e humbjeve të vazhdueshme të vendeve të punës.
"Nuk është e rastësishme që tregu i punës është përmirësuar ndjeshëm. Në fund të shtatorit 2009, Këshilli i Këshilltarëve të Ekonomisë konstatoi në tremujorin e parë se plani i stimulit kishte krijuar ose shpëtuar më shumë se një milionë vende pune. Në raportin e dytë, Këshilli cilësoi se trendi pozitiv po vazhdonte me 1.5-2 milionë vende pune të shpëtuara ose krijuara në tre mujorshin e katërt të vitit 2009", thuhet në raportin e Biden.
xh/NOA