English

Prej 85 vjetësh të martuar, ja këshillat që japin

SHBA, 17 Shkurt NOA - Bëhet fjalë për dy të moshuar, Herbert e Zelmyra të cilët janë prej 85 vjetësh të martuar dhe jetojnë në veri të Carolinës. Ata bëjnë pjesë në librin Guinness ku kanë dhe rekordin për martesën më të gjatë të të gjitha kohërave dhe për ditën e të dashuruarve të këtij viti ata vendosën të japin këshilla njerëzve nëpërmjet rrjetit online, për të gjithë të interesuarit e mundshëm.

Pyetjes se cila ishte ajo gjë për të cilën ata do ta mbani mend si më të bukurën gjatë këtyre 85 viteve martesë çifti u përgjigj me plot bindje dhe pa hezituar se janë, 5 fëmijët e tyre, 10 nipërit, 9 stërnipërit dhe një katranip.

Me sa duket tashmë çifti siç është shprehur dhe vetë po kalon momente qetësie ku së bashku qëndrojnë përpara derës së tyre, në oborrin e shtëpisë ku dialogojnë për orë të tëra tema nga më të ndryshmet.

r.b/NOA

KOMENTE