Tiranë, 17 shkurt, NOA - Njësitë vendore do të përcaktojnë kriteret dhe masën e shpërblimit për pronarët e tokave që nuk e kulivojnë më atë, pas kalimit të pronës pronarëve të tjerë në përdorim.
Ky është thelbi i projektligjit të miratuar sot nga qeveria për "Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara".
Kreu i qeverisë, Sali Berisha u shpreh se pronarët duhet të kenë mirëkuptimin për të këtë vendin i cili synon të kthej në tokë të punueshme një sasi të madhe që është lëë jashtë vëmendjes gjatë viteve të fundit.
"Kam bindjen, se ky ligj do të gjejë mirëkuptimin më të plotë edhe të atyre pronarëve, të cilët, për një arsye apo ndonjë tjetër, nuk i dalin dot zot tokës së tyre. Por toka është si gjallesat, degradon, po nuk iu përkushtove. Toka është krijuar me një përpjekje mbinjerëzore në shumicën e zonave të Shqipërisë. Edhe aty, ku sot është fushë, dikur ka qenë kënetë e kalbëzuar në shumicën e territorit. Shqiptarët në shekuj kanë investuar lumë djerse për të krijuar tokën bujqësore", u shpreh Berisha.
Berisha shtpi se sipas të gjitha rregullave, komunat do të autorizohen të përcaktojnë skema dhe të vendosin marrëdhënie të ndershme me pronarin, të cilit nuk i cenohet asnjë metër katror. "Toka do punohet, si kushti i vetëm që ajo të mos degradojë. Ne nuk e kemi këtë luks, përkundrazi, kemi nevojë urgjente të fusin në prodhim sipërfaqe toke sa më të mëdha të mundshme"", tha Berisha.
Nga ana tjetër Berisha shtoi se ky projektligj bëhet i domosdoshëm edhe me realizimin e projekteve të mëdha të ullirit dhe projekte të tjera të investimeve në fushën e bujqësisë.
xh/NOA