Elbasan, 17 shkurt, NOA - Nëse kriza politike nuk do të zgjidhjet nga negociatat me Presidentin, përballa mes qeverisë dhe popullit është e pashmagëshme. Ky është qëndrimi më i fundit që ka mbajtur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimit me gazetarët dhe simpatizantët në qytetin e Elbasanit. Kreu i PS-së ka theksuar dhe një herë se, futja e PS-së në takimin me Topin dhe Berishën, ka qenë për ti dhënë një shans dialogut.
"Nuk pranojmë imponimin e një padrejtësie. Gjykata e ka thënë atë që duhet. Jemi në kërkim të hetimit për të bërë transparencën", ka thënë kreu i PS-së.
Ai ka theksuar dhe një herë se PS-ja kërkon hetim pa kufizim me një shumicë të pakontrolluar. "Nuk ka hetim të zgjedhjeve pa hetim të kutive. Do të hetohet gjithçka por duhet vullnet politik i përbashkët. Ky është interesi i vendit", u shpreh Rama.
Por veç dakordësisë për dialog, kreu i PS-së nga Elbasani nuk ka harruar të përmend dhe presionin.
"Hetimi do të provoj nëse analiza jonë është e drejtë. Dua të uroj që Berisha ta zgjidh këtë nyje, për aq sa e ka na dorë. Në të kundërt populli do të reagojë. Ballafaqimi mes popullit dhe pushteti do të bëhet i pashmangshëm nëse kriza nuk zgjidhet. Por krizën nuk e zgjidh kthimi në Parlament pa kushte", është shprehur Rama.
xh/NOA