English

Rama përshëndet dy vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama uroi sot dy vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në emër të Partisë Socialiste ai u shpreh se "ndjehej i nderuar që sot uronte Presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi".

"Këto dy vite kanë dhënë përgjigje më të mirë dhe më të pakundërshtueshme për të gjithë. Kosova është një faktor kyç në garantimin e stabilitetit në rajon", ka thënë Rama.

Në fjalën e tij për dy vjetorin e Pavarësisë, kreu i PS-së vlerësoi progresin a arritur nga qeveria dhe institucionet e Kosovës. "Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në procesin e integrimit. Duhet të jemi krenarë për ata që ka arritur Kosova që pas 17 shkurtit 2008", u shpreh ai.

Kreu i PS-së ka falënderuar gjithë faktori ndërkombëtarë që bëri të mundur realizmin e ëndrrës së gjithë shqiptarëve për Pavarësinë e Kosovës.

xh/NOA

KOMENTE