Prishtinë, 17 shkurt, NOA - Me rastin e dy-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu ka dekretuar faljen e dënimit të mbetur apo zvogëlimin e dënimit me burg për 62 persona.
Dekreti për falje i presidentit Sejdiu hyn në hyn në fuqi më 17 shkurt 2010, e cila përkon pikërisht me dy-vjetorin e shpalljes së Kosovës si shtet i pavarur.
Kjo ka qenë një nga mënyrat e zgjedhura prej kreut të shtetit për të festuar ditën e Pavarësisë dhe shkaktuar gëzim në kuadrin e saj në shumë familje kosovare.
n.e/NOA