English

Shqipëri-Mal i Zi, negocime për shkëmbimin e produkteve bujqësore

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka pasur marrëdhënie shumë të mira në kuadër të CEFTA-s dhe shkëmbimit të mallrave. Një fakt të tillë, e ka bërë me dijeni kreu i Energjetikës së Malit të Zi, gjatë një vizite në Tiranë ku ka theksuar se ky bashkëpunim do të intensifikohet më tutje në negociimin për shkëmbimin e produkteve bujqësore dhe të gjitha pikave që parasheh marrëveshja e CEFTA-s.

Vujoviç tha konkretisht se "jemi marrë vesh që edhe Akademitë e Shkencave të vijojnë projektet e përbashkëta, siç është hulumtimi i biodiversitetit në liqenin e Shkodrës, mbrojtjen e ambientit dhe rregullimin e rrjedhave të lumit Buna".

Ndërsa shtoi se "së bashku do të shqyrtojmë edhe projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mes dy vendeve, konkretisht në lumin Drin dhe Moraç dhe do të kemi një kontroll të plotë të rrymave të ujrave në liqenin e Shkodrës".

Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit me homologun shqiptar, tha Vujoviq, ishte edhe rritja e komunikimit me qëllim të ndihmojmë zhvillimin e biznesit në të dy vendet, të investimeve të reja për hidrocentralet e vogla dhe burimeve të tjera të energjisë, ashtu si edhe për projekte të tjera që bizneset tona gjejnë interes.

n.e/NOA

KOMENTE