English

Takimi Ahmeti-Gruevski, për zhvillimet e fundit politike

Shkup, 17 shkurt, NOA - Dy partnerët e koalicionit Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski kanë darkuar së bashku një restorantin "Spinof" në Çarshinë e Vjetër në Shkup, menjëherë pas përfundimit të shënimit të përvjetorit të nëntë të konfliktit të vitit 2001, që u mbajt në Teatrin Shqiptar në Shkup. Dy krerët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE kanë darkuar larg qarqeve mediale. Ahmeti dhe Gruevski siç bën të ditur gazeta, kanë diskutuar lidhur me axhendën e tyre euro-atlantike rreth kontestit të emrit, projektin "Shkupi 2014", detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit siç është ligji për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së dhe çështje të tjera aktuale, që nuk janë kumtuar nga ana e bashkëpunëtorëve të të dyja paëlve.

Ky është takimi i radhës i dy partnerëve të koalicionit, ndërsa burime pranë BDI-së theksuan se në qendër të vëmendjes ka qenë projekti "Shkupi 2014", vizita e komisionerit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fule në Maqedoni si dhe ligji për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

NOA-INA

KOMENTE