Gjilan, 18 shkurt, NOA - Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka vendosur që rivotimi për kryetar komune në Gjilan të mbahet në datën 14 mars. Kjo pasi për procesin e mëparshëm të votimit, mbërritën mjaft ankesa, të cilat çuan në marrjen e vendimit për përsëritjen e votimeve në këtë qytet.
Ka qenë Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, që ka dalë me një vendim të tillë pasi ka marrë në shqyrtim akuzat për manipulim votash nga Gjykata Supreme.
Zgjedhjet në Gjilan kanë mbetur të fundit në mbarë Kosovën për zgjedhjen e krerëve të rinj lokalë, të cilat u mbajtën vitin e kaluar më 15 nëntor, por që u spostuan në raund të dytë, madje edhe në të tretë në disa zona si në Prizren apo Lipjan.
n.e/NOA