English

Ashton: Ballkani Perendimor, prioritet i BE-së

Beograd, 18 shkurt, NOA- Bashkimi Europian nuk do të ndal politikën e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perendimor. Përfaqësuesja e BE-së për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton, ka theksuar se "Ballkani Perendimor është prioritet i politikës së Jashtme të BE-së".

Për këtë qëllim, Ashton është duke zhvilluar dhe vizitën e parë të saj zyrtare në rajonin e Ballkanit. E ngarkuara e BE-së do të jetë sot pasdite në një vizitë në Serbi.

Në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës "Veçernji Novosti", Ashton thekson se fakti që ajo viziton Ballkanin qysh në fillim të mandatit të saj dëshmon se çfarë vendi të rëndësishëm ka në prioritetet e Brukselit integrimi i i këtij rajoni në Bashkimin Evropian. "Ballkani Perëndimor është prioritet kryesor i politikës së jashtme të BE-së... Dyert e Evropës janë të hapura për vendet e këtij rajoni kur të përmbushen kushtet dhe ne po punojmë që ato të arrihen", tha Ashton. Ashton që vizituar Sarajevën, ndërsa të premten do të vizitojë dhe Kosovën.

NOA/DW

KOMENTE