English

Balla: Berisha nuk po dëmshpërblen të përmbyturit në Shkodër

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla e quajti të pamjaftueshme masën e shpërblimit që ka dhënë qeveria për kompensimin e banorëve të përmbytur në Shkodër.

Në një konferecnë për shtyp, Balla u shpreh se, shuma prej 1000 eurosh nuk mund të kompsnon gjithë dëmet materiale që erdhën si pasojë e keqadministrimit të qeverisë.

Ai u shpreh se 1000 euro për një familje, nuk janë të mjaftueshme për riparimin e dëmeve të sjella nga një përmbytje e këtyre përmasave.

"Sali Berisha pasi e përmbyti njëherë Shkodrën me papërgjegjshmërinë e tij, po tenton përmbytjen e dytë, duke i lënë 4312 familjet e dëmtuara në mëshirë të fatit, duke shkelur premtimin se do i dëmshpërblente këto familje qindarkë më qindarkë, duke u tallur për herë të dytë me ata të cilët prej tij dhe Jozefinës besuan se të paktën një herë do tu vinte mbështetje reale dhe jo lëmosha tallëse e radhës, që nuk del për asgjë", u shpreh Balla.

m.xh/NOA

KOMENTE