English

Berisha: Plotësimi i Pyetësorit, kusht për integrimin në BE

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Përgatitja e dokumentit të Pyetësorit është tepër i rëndësishëm për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Ndërministror të Integrimit. Sipas tij, plotësimi i këtij dokumenti është një fazë me rëndësi që duhet plotësuar në kuadrin e procesit të integrimit me të drejta të plota e vendit tonë në strukturat e Bashkimit Evropian.

"Përgatitja e pyetësorit është provim për të gjitha ministritë dhe për qeverinë shqiptare", tha ai.

Kryeministri Sali Berisha tha ndër të tjera se Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme në përkthmin e përgjigjeve të pyetësorit të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave, qeveria duhet t'u përgjigjet 2284 pyetjeve të Brukselit, në mënyrë që më vonë të vlerësohet nëse Shqipëria është gati ose jo të marre statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

n.e/NOA

KOMENTE