Itali, 18 Shkurt NOA - Janë luajtur dhe dy ndeshjet e tjera të Champios League ku në sfidat e kësaj mbrëmjeje kanë dalë fitues Bajerni i Mynihut dhe Porto.
Në sfidën midis bavarezëve dhe Firoentinës fitues kanë dalë vendasit me rezultatin 2 me 1 duke realizuar golin e fitores në minutat e fundit të garës më Klose, i cili ndodhej në një pozicion të dukshëm të parregullt që gjyqtari anësor i kësaj sfide nuk e dha si të tillë. Të parët që kaluan në avantazh ishin lojtarët e Van Gaal të cilët shënuan falë një penalltie të realizuar nga Robben, e cila më pas u barazua pas pak minutash nga mbrojtësi i Fiorentinës Kloudrup.
Për tu përmendur është se Fiorentina e pësoi golin e disfatës në momentin që ata po luanin me dhjetë lojtarë pasi një nga lojtarët vjollcë u largua me katonin e kuq nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Në sfidën tjetër asaj midis Portos dhe Arsenalit rezultati i ndeshjes ishte po i njëjtë 2 me 1 në favor të vendasve. Të parët që kaluan në avantazh, falë dhe një gabimi fatal të portierit të Arsenalit, ishin lojtarët e Portos të cilët realizuan me anë të Varela në minutën e dhjetë të pjesës së parë. Më pas rezultati shkoi në baraspeshë ku për "topçinjtë" e Londrës shënoi Campbell në minutën e 18. Rezultatin përfundimtar të garës e vendosi Falcao i cili arriti të shënonte në minutën e 6 pjesës së dytë. Në përfundim të këtyre sfidave mund të themi se janë dy ekipet, të cilat nuk janë të qeta pasi, si Fiorentina, e cila u mund me një gol i cili u shënua në një pozicion të parregullt, ashtu dhe Arsenali ku u mund nga një gabim i portierit të saj Fabianski i cili e çoi ekipin e tij në një disfatë.
r.b/NOA