English

Denoncohet 90 vjeçari, kërcënoi me vdekje ministrin

Itali, 19 Shkurt NOA - Në moshën 90 vjeçare ka marrë denoncimin e parë një burrë i moshuar i cili kërcënoi me një letër ministrin Italian Brunetta.

Me sa duket i moshuari ka qenë një partizan i cili ka marrë pjesë në luftën me Rusinë dhe nuk ndihet i kënaqur me gjendjen aktuale të vendit të tij.

Në letrën e cila ishte në drejtim të ministrit shkruhej: "Italia nuk është ai vend demokratik për të cilin unë kam luftuar" që me sa duket kjo është dhe arsyeja kryesore e irritimit të moshuarit.

Por denoncimi i tij nuk erdhi për këtë arsye pasi ai në letër kishte shkruar tekstualisht se "Brunetta meriton vdekjen" dhe kjo sipas autoriteteve ishte arsyeja e denoncimit për 90 vjeçarin.

r.b/NOA

KOMENTE