Tiranë, 18 shkurt, NOA - Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Duke, deklaron se forcat politike po pengojnë integrimin e vendit. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PBDNJ-së, Duke la vlerësuar rolin e Presidentit të Republikës për uljen e palëve në tryezë dhe ka kërkuar më shumë përgjegjësi nga palët.
Dule ka kërkuar nga të gjitha palët që të angazhohen për gjetjen e dialogut politik dhe ka kërkuar zgjidhjen sa më shpejt të situatës politike.
Duke komentuar qëndrimet e palëkundura të palëve, kreu i PBDNJ-së, nuk ka kursyer drejtuesin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryeministrin Sali Berisha. Sipas tij, dy subjektet politike, "kanë mentalitet parlamentar"
xh/NOA