English

Gjeologët: Studimet për erozionin duhet ti miratojë shteti

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Erozioni po vazhdon të rrezikojë jetën e banorëve në disa komuna të vendit.Sipas të dhënave më të fundit nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, mësohet se në disa fshatra të Kavajës e Fierit ka pasur shembje të banesave.

Për të marrë më shumë informacion mbi situatën e krijuar aty, janë nisur drejt Kavajës tre grupe gjeologësh.

"Megjithëse kushtet janë të këqija, shi e baltë, specialistët tanë po inspektojnë zonën për të mbledhë të dhënat që duhet t'i raportojnë më pas në drejtori. Nga informacionet e fundit që kemi, ka pasur shembje të shtëpive në Ballagat, Hysgjokaj dhe Frakull të Fierit. Një shkak për erozionin e krijuar janë reshjet e shiut që kanë rënë por dhe ndërtimet pa kriter në këto zona", thotë drejtori i Shërbimit Gjeologjik në Tiranë, Adil Zenelaj.

Sipas tij, aktualisht në vendin tonë mungojnë studime gjeologjike sidomos në zonat rurale. Zenelaj thotë se megjithëse ka studio private që kryejnë studimet, shteti duhet tu bëjë oponencën e tyre pasi mendimet e kundërta vlejnë për të rritur cilësinë shkencore të tyre.

Rezultatet e inspektimeve të gjeologëve do të dalin pas dy javësh. Sipas shërbimit gjeologjik, aktualisht po kryhen studime ë disa zona të cilat njihen për rrezikshmërinë që kanë nga rrëshqitjet e dherave.

b.a/NOA

KOMENTE