English

Je pa fat në dashuri? Faji i geneve që trashëgon nga prindërit

Sidnei, 18 shkurt, NOA - Nuk mund të gjeni partnerin e përkryer? Njerëzit ju mashtrojnë gjithmonë? Stop duke fajësuar veten për një shkak i cili nuk mund të jetë juaji. Sipas disa studiuesve nga një universitet i Australisë, në fakt, sekreti për të qenë tërheqës qëndron në gene të caktuara të sistemit imunitar, direkt i trashëguar nga prindërit.

Shkencëtarët të cilët kanë studiuar zinxhirin e ADN-së të gati njëqind e pesëdhjetë studentëve të universitetit, gjetën sesi nga varësia e gjeneve, varej fakti se te shumica e vajzave shfaqej më i larta probabiliteti për të gjetur të dashurin.

Një grup i hulumtuesve australianë shpjegoi në këtë mënyrë se përse disa gra nuk e gjenin dot lehtë të dashurin, pasi sipas tyre, gjendet luajnë rol në lojën e joshjes së meshkujve.

Studimi, shpjegon edhe faktin se përse disa femra, madje edhe të pasur dhe tërheqëse si Jennifer Aniston, janë të dënuara të mbeten vetëm.

Faji sipas këtyre studiuesve, gjendet që tek ADN-ja e një femre, pra tek zinxhiri gjenetik që trashëgon nga prindërit, ku që aty caktohet nëse ajo do të jetë tërheqëse më pas për meshkujt apo jo në jetë.

Pra, i bie që fati i një femre të jetë i shkruar në ADN-në e saj ...

n.e/NOA

KOMENTE