English

Kriza politike, KE dërgon drejtuesit më të lartë për dialogun Rama-Berisha

Strasburg, 18 shkurt, NOA - Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) dhe drejtuesit e pesë grupeve politike, do të jenë pjesë e misionit të Këshillit të Europës për të zgjidhur krizën politike në vend.

Zyra e Këshillit të Europës në Tiranë, bënë të ditur se në misionin e KE-së do të jenë në vendin tonë ë datën 22 dhe 23 shkurt.

"Ata do të takojnë Presidentin e Republikës, Kryetarin e Parlamentit, Kryeministrin, liderët e partive politike dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar", thuhet në njoftimin zyrtar.

Qëllimi i vizitës tyre është një përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë në Rezolutën e saj, për të "mbështetur proçesin e zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe të asistojë Presidentin Topi në rolin e tij si mediator dhe në përpjekjet e tij për të rivendosur dialogun politik".

Emrat në përbërje të delegacionit janë; Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlüt ÇavuÅŸoÄŸlu. Drejtuesit e pesë grupeve parlamentare, Luca Volontè, EPP/CD, Andreas Gross, SOC, Anne Brasseur, ALDE ; David Wilshire, EDG, Tiny Cox, UEL, dhe dy raporterët për Shqipërinë Jaakko Laakso dhe David Wilshire

Misioni i KE-së ka planifikuar të jap një konferecnë për shtyp më datën 23 shkurt në orën 10.30 në Hotel Rogner.

xh/NOA

KOMENTE