Milano, 19 Shkurt NOA - Marco Borrielo ishte lojtari i cili i mungojë ekipit të Milanit në ndeshjen e Champions League ku ata u përballën me Manchester United. Lojtari tashmë është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm për të qenë prezent në ndeshjen me Barin në mbrëmjen e së dielës.
Borrielo mund të futet në lojë nga Leonardo që nga minuta e parë e kësaj sfide dhe i destinuar për të shkuar në pankinë është holandezi Klas Ian Huntelaar i cili dha dhe një provë tjetër zhgënjyese këtë herë në kompeticonin evropian.
Një ndryshim tjetër të cilin mund ta pësojë formacioni i Leonardos mund të ndodhë në portën e saj ku pritet që nga minuta e parë e ndeshjes në vend të brazilianit Dida i cili mbetet dhe zgjedhja e parë e Leonardos mund të jetë Abiati, ku për të do të ishte një rikthim si titullar në Seria A.
Këtu, kujtojmë këtu aktivizimin e tij vetëm në Kupën e Italisë në ndeshjen me Udinezen në të cilën ai tregojë një formë të jashtëzakonshme.
r.b/NOA