English

Mjekët harrojnë veglat e punës në... vaginë, pasi operojnë një grua

Pragë, 18 Shkurt NOA - Ka ndodhur shpesh që mjekët të harrojnë në trupat e pacientëve veglat e tyre të punës, madje disa syresh i kanë mbajtur ato për vite të tëra brenda derisa është zbuluar gabimi i bluzave të bardha.

Por nëse në rastet e tjera, veglat e ndryshme janë harruar në bark, stomak e gjetkë, këtë radhë ka ndodhur ndryshe, janë harruar mu në vaginë.

Ngjarja e rrallë ka për protagoniste një grua 66 vjeçare në Çeki, të cilës sot, i është gjetur në pjesën delikate të trupit një instrument kirurgjikal, pesë muaj pas një operacioni gjinekologjik. Gruaja ankohej për dhimbje të shpeshta pas operacionit, origjina e të cilave u zbulua vetëm së fundi. Ekipi mjekësor i përfshirë në operacion po përballet me masa disiplinore, u shprehën autoritetet që citohen nga mediat vendase.

e.r/NOA

KOMENTE